E shënjtë kjo tok e Përmetit,
Si gjerdan nusesh i artë.
I ngjet mekës së profetit ,
Lindnin njerëz gojë mjaltë…
Lindi Yjet e karvanit,
Frashërllinjt male të lartë,
I shërbyen me shpirt vatanit,
Mbetën si vullkan i zjarrtë…
Naimi si prometeu…
Mbolli dritë që s’shuhet kurrë,
Tej për tej mëmëdheut ,
Zboi errësirën me gurë…
Tre vëllezër si tre planete,
Në Qiellin e mirësisë,
Ndrijnë si fanar në dete
Anë e nbanë Shqipërisë ,
