BallinaVitrina e libritBlertë Tmava Veselaj-KUJTESË

Blertë Tmava Veselaj-KUJTESË

Ngjarja po shfaqej në televizorin e mendjes,
titulli i filmit: Kujtesë.
Nga minuta e parë deri në titra,
asgjë nuk kishte mbetur në harresë.

Film me metrazh të shkurtër,
edhe pse realiteti gjatë u jetua.
Sa shumë na ngjanin aktorët,
sa bukur na kishin përshkruar.

Pak nga gjithçka prej nesh të dy,
sikur në dy botë jetonim.
Filmi shfaqej për ne,
dhe ne sërish po e jetonim.

Kur aktorët përfunduan,
ne prapë ishim aty.
Asgjë nga ne nuk ka mbaruar,
në kujtesë e në zemër ngjallemi të dy.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT