BallinaVitrina e libritRozeta Kreste-TE DALE KU TE DALE

Rozeta Kreste-TE DALE KU TE DALE

Me dridhen duart,me dridhen buzet
Bej te te prek e ngrij në çast
Fryma me ndalet s’kam me zemër
Mi vodhe ti rrahjet e saj.

Si Tatiana Onjeginit
Dridhem, digjem këtë çast fatal
Te peshperis “Te dua xhan!”
E neper lot te them me fal.

Te kerkoj ndjesë për gjithë andrallat
Qe te ka sjellë shpirti im,
Pa le te dale ku te dale,
Drejt ferrit shkoj unë pa ngurrim.

Dënim Sizifi do pranoja,
Mallkim I zotave rrentë mbi mua,
Mbi rrasen e varrit do nxjerr duart,
Me eshtra do te shkruaj”Te dua!” 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT