BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-NGJYRA STINËSH

Valbona Kolaveri-NGJYRA STINËSH

Ajo i lyente qerpikët e fatit të rrejshëm
Me ngjyrat e stinëve ,në mbarsjet e tyre,
Me vrullin e një maniakeje shkundej
Të shihte ç’do mbillej nga të gjitha ngjizjet

Ajo herë qeshte me të madhe
Dhe diejt çmendte të shkëlqenin,
Herë trishtimin tenit të fytyrës nga vetmia vishte
Si një pastel i lehtë vjeshte,
E qante ngashërimesh si dimri në rrebeshe

Ajo dehej në të gjitha ngjizjet
E çmendej fatesh teksa krihej ,
Si një perëndeshë të dukej
Qoftë dhe për një çast kur me dashurinë mburrej.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT