BallinaShowbizAferdita Selimi, zëri që ndez çdo aheng

Aferdita Selimi, zëri që ndez çdo aheng

Një zë brilant, unik dhe i dashur për publikun! Aferdita Selimi vazhdon të mahnisë me vokalin e saj të veçantë, interpretimin plot emocion dhe energjinë që sjell në çdo dasmë e aheng.

Nga “Nuse po të përcjellim”, te “Për hatër e për qejf” e deri te potpuri të shumta, repertori i saj është bërë pjesë e pandashme e shumë festave shqiptare.

E pandalshme në muzikë dhe gjithnjë e kërkuar kudo ku ka shqiptarë, Aferdita vazhdon të dëshmojë se talenti dhe zëri i vërtetë nuk njohin kufij.

Ndërkohë, artistja është duke u përgatitur me shumë përkushtim edhe për projekte të reja muzikore, të cilat pritet të realizohen për Vitin e Ri dhe t’i sjellin publikut edhe më shumë këngë, atmosferë dhe emocione.

I urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të pafundme artistes së dashur, me dëshirën që zëri i saj të vazhdojë të na shoqërojë edhe për shumë vite!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT