BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-LABËRI MOJ NGJYRË E ARTË

Sanie Tushi Rrokaj-LABËRI MOJ NGJYRË E ARTË

Do kaloi nga Labëria
Të shikojte bukurinë
Të pi ujë të kulluar
Në malet me trëndelinë.

Do kaloi se më mer malli
se jam bijë e këtij vëndi
Do kaloj do flas të ç’mallen
Të shoh lulet edhe barin .

Do kaloi ti them dy fjalë
për ato zakonet tona
Për ata burrat me sherqe
Për ato grat trime zonjat .

Për ato malet e larta
Aty morëm krenarinë
Eh, moj Labëria ime
Përmbi ballë drita të ndrinë.

Në ato trojet e lashtë
Ku kish lezet burrëria
Ku fjala nuk bëhej dy
ku lindi fisnikëria.

Labëri moj zonjë e rëndë
Sa shekuj që kanë kaluar
Po në rrënjë mbete e njëjtë
Ti në histori je shkruar

Sa luftra që ti ke bërë
Je shkruar në histori
Emri gëdhëndur në shekuj
Prandaj mbete “Labëri ” .

I mbaj kujtimet me vete
Në rrugën e gjatë të jetës
Ti qëndis gërma të arta
Dashuri që ska të tretur .

Nuk harroj fjalët e babës
Që na ipte si uratë
Kudo që të hidhni hapin
Ku u rritët
kthehuni prapë.

Për atë fjalën e nënës
Kur këshillat na i jepte
Mos harroni këtë truall
Kujtimet kthehen në heshtje .

Muza poetike flet
ku mi mledh kujtimet tokë
Për fshatin ku i rrita
Zemra më mbushet me lotë .

Për ato vajzat si nure Dhe ata djemtë si azganë
Për atë pranverë të bukur
Me lule çelur ç’do anë

Nuk i shkruaj dot të gjitha
Bukuritë e Labërisë
më duhet vite me radhë
Male fusha të sodisë.

Do i lë për herë tjetër
Të vazhdoj të shkruaj prapë
Se të kam dashuri zemre
Labëri moj ngjyrë e artë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT