Jetoj në çdo angështi marramendëse
Të hovit tënd të çmendur
Me shpresën e një pëllumbi të bardhë
Që pret mesazhe të koduara nga qiejt
Dhe rend nëpër ditë rrëmbyeshëm
Si shiu qė bie me gjyma në furtunë
Të të ndjek të jemi përkrah bashkë,
Dhe eteresh humbesh nëpër dhimbje
Ëndrrash zhdukesh nëpër hije
Si një natë
E kohësh vorboll më pështillesh
Si një rrjetë merimange në imagjinatē.
