Ne ishim brezi i fundit që prindërve nuk ua kthenim fjalën dhe i dëgjonim me këshilla.
Ne ishim brezi që kafshatën e bukës e ndanim me të gjithë, sepse na dukej më e ëmbël buka kur e ndanim me të tjerët.
Ne ishim ata që për një buzëqeshje në familje nuk e ndienim lodhjen dhe ishim gjithmonë gati të ndihmonim njëri-tjetrin.
Ne ishim brezi i fundit që mëngjeset dhe mbrëmjet i nisnim e i mbyllnim me përshëndetje dhe respekt.
Ne ishim brezi që gëzoheshim për të mirën e tjetrit, pa xhelozi, pa smirë dhe pa egoizëm.
Ne ishim brezi që skuqeshim nga turpi, pranonim këshillat dhe përmirësoheshim nga gabimet.
Ne ishim brezi i fundit kur familjarët mblidheshin në mbrëmje rreth sofrës, ndanin bukën, bisedat, hallet dhe gëzimet, ndërsa shtëpitë mbusheshin me zëra e ngrohtësi.
Nuk kishim shumë, por kishim njëri-tjetrin. Nuk ishim të përsosur, por dinim të respektonim, të falnim dhe të donim.
Sot nuk na merr malli për vështirësitë e asaj kohe, por për njerëzit, për thjeshtësinë dhe dashurinë që na bashkonte.
Ne nuk duam të kthehemi pas në kohë. Do të donim vetëm që vlerat e asaj kohe të mos humbnin kurrë.
Por dimë të themi se jemi brezi i fundit që jetuam lumturinë e të qenit fëmijë.
Ëndërr për brezin e sotëm.
