Na dogjën gjatë luftës,
pas luftës u dogjëm vetë,
tash çdo ditë braktisim
vendlindjen tonë të shkretë.
Fshatrat mbetën të heshtura,
oborret pa fëmijë,
dyert mbyllen një nga një,
s’ka më zë e as gjallëri.
Ikën bijtë, mbetën pleqtë,
rrugët mbuluar me heshtje;
çlirimin e fituam me gjak,
por vendlindjen po e humbim vetë.
Kush do t’i ruajë këto troje,
kush do t’i ndezë dritat prapë?
Nëse ikim të gjithë,
të huajit do vinë në vrap.
