BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Të falësh dashuri

Mira Zaho Mëhilli-Të falësh dashuri

Shtrënguar guaskës së unit,
ku veten në qendër të botës
shikon, pandjeshmërisë egoiste,
të falë dashuri nuk denjon.

Ndjesi të zymta, hijerënda,
ortake të shpirtit të ngushtë, shtigjeve të qorrta sillen,
begenisin sedrën e sëmurë.

Ndodh që një ditë të rrëzohet,
dhimbjeve ndihet ngusht,
kërkon copëza shkëndijash,
shpirtin me shpresë të mbushë.

Terreneve të ashpra,
sheh sfidat tek krye ngrejnë,
kupton e çmon jetën,
për të tjerët nis të ndjejë.

Një buzëqeshje, një përqafim,
nuk kërkojnë aspak shpenzime,
një zemër mbushur mirësi,
fal dashuri pa përgjërime.

Të falësh me shpirt dashuri,
çdo gjë rreth teje dritësohet,
përkëdhelshëm prek lumturinë,
gjest i thjeshtë, veç bekohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT