Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritE SHKRUAR MË 8 MARS

E SHKRUAR MË 8 MARS

Nëpër kopshte gjithandej duke bredhur

Pashë manushaqe, zambak dhe luleborë

Doja t’i këpusja; në tufë për t’i mbledhur

Për ju o krijesëmira me shpirt engjëllor.

Ec e këput gonxhen me aromë trëndafilit!

Që bletës i fal ai të ëmblin nektar…

Ec e ndaloja këngën mu në gem bilbilit!

Që për lulestinën është i pari lajmëtar.

Ju jeni vet buqeta e të bukura luleve

Me shpirtin e bardhë si dëborë në mal

Ju jeni vet ëmbëlsira e t’gjitha hojeve

Gjinia më hyjnore që Zoti din të fal.

Qofsh vajzë e re, apo nuse me duvak

Në qofsh dhe grua, mike apo e mira motër

Me bukuri as hëna s’ju përngjan aspak.

Ju veç dashuri falni në çdo shtëpi e votër.

Dhurata me e bukur jeni nga Perëndia

stolisur me hijeshi dhe bukuri përrallore

Nga e dashura Nënë nga ajo lind fëmija

Jeni mrekullia vet për botën mashkullore.

Poezi nga Lumni Nimani

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT