BallinaVitrina e libritBlerina Behari-Pezull

Blerina Behari-Pezull

​Heshtja më zhurmon në rrëmujë ditësh,
tingulli elegjiak më rimon parreshtur
në dy jetë relikesh të barazvlershme.
Rituali i pëshpërimave më rrëmben ashtu kuturu në osmozën e bimëve,
zhurma rrëshqet me rrjedhën e një kroi melodioz.
Biopsi rebele fërgëllojnë në pavionin e llahtarisur
në klinikën Tokë.
E fryma ndal jetën
që rend ditëve të heshtura në zëra parazitësh,
ngacmues të kores së cunguar në hapësira indigjenësh.
​Çfarë të thuash për dramat
që matin hapat e stisur rrënjëve të pakuptimta?!
Hija përndjek trupat zmadhuar me projektorë
verbues të mëngjeseve të trishta.
Kuant i hershëm i zanafillës së ngjizjes
përzgjedhës i kodeve shpirtërore,
esencë e pakuptimtë që zhduk skajet,
gjithçka do të mbetet në ikje
pezull.
Në prehjen e trupave
në kërkim të vlerave të lejueshme,
lëvizja molekulare në alarme shekujsh…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT