BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-E VËRTETA NDRIT SI DIELLI.

Bukurie Binjaku-E VËRTETA NDRIT SI DIELLI.

Bëj mirë, mirësi o njeri
Sa të jesh në këtë jetë
Këtu mbet çdo pasuri
Asgjë me vete s’merr.

Mos u zini, mos u vrisni
S’kemi kohë për urrejtje
Shpirtin të pastër ta keni
E njëri-tjetrit mbështetje.

Fjalë boshe gënjeshtra
Zhurmë, mjegull kërkon
Dinakëri që ka dhelpra
E vërteta si yll vezullon.

E vërteta ndrit si Dielli
Mos e ke frikë, s’të vret
Sinqeriteti si yje qielli
Retë nga vëndi i përzë.

Njeriu me shpirt të mirë
Të vërtetën e përqafon
Fjalët nga shpirti i vinë
E vërteta kurrë s’ndryshon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT