BallinaVitrina e libritÇERAZELA KONDI!-TAVOLINA E BOSHATISUR!!

ÇERAZELA KONDI!-TAVOLINA E BOSHATISUR!!

TAVOLINA E BOSHATISUR!!
Tregim!!
Tavolina ishte e shtruar për katër.
Ana vendosi,katër pjata,katër gota dhe katër pirunë.
Burri i saj,e shikonte nga dera e guzhinës.
“Përsëri katër;- E pyeti ngadalë.
Por ajo nuk u përgjigj.
Bëri sallatën,nxorri bukën nga fura
dhe vuri mbi tavolinë gatimin e preferuar të djalit të saj.
Arbeni ishte 20 vjeç.
ISHTE!
Një natë me shi duke u kthyer nga puna,një shofer i dehur,kaloi me të kuqe.
Gjithçka,mbaroi brënda pak minutash.
Kaluan dy vite!
Babai i tij,u kthye në punë.
Vajza e tyre e vogël,kish filluar të qeshte përsëri.
Por Ana siç do darkë,vendoste katër pjata në tavolinë.
Askush nuk i thoshte asgjë.
Derisa një mbazdite,dikush trokiti në derë.
Një djalë i ri,qëndronte aty.

  • Më falni nëse ju shqetësoj…jeni
    zonja Ana;
    -Po!
  • Nuk më njihni,më quajnë Ilirjan.
    Në duar mbante një zarf.
  • Djali juaj,ishte dhurues organesh.
    Ana ndjeu këmbët e saj të dridheshin.
  • Unë…jetoj sot sepse morra zemrën e tij.
    HESHTJE!
    Djali vazhdoi duke pëshpëritur.
  • Dy vjet doja të vija por nuk kisha kurajo.
    Ana,nuk tha asnjë fjalë,thjesht ju afrua sa më pranë tij.
    Vuri kokën në gjoks dhe dëgjonte.
    Rrahje!
    Rrahje!
    Rrahje!
    -Ai është pëshpëriti.
    Bashkë me Anën,qante dhe Ilirjani.
    -Zemra është e juaja,unë vetem kujdesem për të.
    Atë darkë,për herë të parë pas dy vitesh Ana vendosi në tavolinë tre pjata.
    Tavolina e boshatisur,ndaloi tu kujtonte humbjen.
    U bë një vërtetim,që nganjëherë
    dashuria,gjen mënyrë të vazhdojë të jetojë,akoma dhe kur një njeri nuk
    është më këtu!!
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT