BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Jam e lodhur…

Mimoza Lazaj-Jam e lodhur…

Jam e lodhur,
Vërtet jam e lodhur.
Jam lodhur së prituri,
Që të më duan…

Jam e lodhur duke qëndruar
Në stolin e rezervave.
Jam e lodhur nga gënjeshtrat
Pa fund.

Jam lodhur së prituri
Diçka që nuk do të ndodhë kurrë.
Jam e lodhur nga pritjet e gjata.

Nuk dua të dashuroj më.
Nuk dua të më duan me pahir.
Nuk kam kohë për gjëra pa vlerë,
Që nuk e di se ku do të më çojnë.

E vetmja gjë që dua,
Në këto momente,
Është paqja me veten time.

Dua të jem larg gjithçkaje
Që po më mbyt.

Jam e lodhur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT