Tejet të cvilitur dhe aq mendjegjorë
Në etjen për pushtet përpëliten, si peshku në zall
Nuk lënë gjë pa e përdorur nga ato që kanë në dorë
Që Kosova të shihet vetëm si rumpallë.
E sjell në të veten këtej e gjithandej
E sjell tufa e çakenjve gjithë urrejtje e zemërim
Herë-herë shkojnë aq larg këta lakenj,-
Të gatshëm të thuash edhe për kushedi ç’krim.
Ti vështron i çakërritur në shpirtërat e batërduar
Si në retë e sterrta rënduar rëndë mbi kokë:
Këta, të njëjtit këta, si kurrënjëherë harbuar
Shpirtndohtit në t’ ndohtën thuajse t’ pa shokë
