BallinaVitrina e libritSami Mulaj-LULET E VYSHKURA

Sami Mulaj-LULET E VYSHKURA

Të krrusura në vazon e kristaltë,
të vyshkura ranë në raft, kundërmojnë erë myku përzier me mjaltë.

Mizat e vogla
rrezë veshit më afrohen,
për ti trembur ato
vetën godita në qafë.

Dërmuar nga mizat
që lëpijnë nektarët e tyre të tharë,
mbi raft qëndrojnë të vetmuara,
më presin mua që ti hedh,
në koshin e plehrave t’i flakë.

Por nuk mundem,
dridhjet më shtohen në shtat, zemra më gufon,
lulet edhe vyshken
por mjalti i tyre
kurr nuk ka me u kalbë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT