Na erdhi kohë që e mallkova,
si mjegull e zezë ra mbi tokë e
dritën na e zuri e na e thau jetën.
Ca zëra të panjohura e si të mekura nisën të ndihen, tham se i ngjau kushtrimit të vjetër,
po era shpejt i përzuri dhe heshtja rëndon si plagë, shtratit të prishur.
Kudo, vrima në mure, vrima në shpirt, vrima në fjalë.
Kjo botë e grisur,
si një rrobë e vjetër, viteve vjedhur.
Dhe ajri rëndon si mallkim i lashtë,
ku ditët zvarriten si hije pa emër
dhe njeriun vetë e tresin,
si gjurmë në borë.
Fjala e tij nuk ndihet më si dikur, në shtëpi apo kuvende, e
pavlera ka ngritur krye
dhe se di, vlera në çdhe është tretur…
