BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Rinia ime

Arjana Fetahu Gaba-Rinia ime

Një ditë do të humbas rinia ime,
Shkaras dhe pa të vënë re,
Mes viteve do të më bësh ziliqar,
Këtë s’do të kem turp që ta fsheh.

Do largohesh si nëper mjergull,
Sfondin mund ta lësh pa prishur,
Por nga pak fytyrën time ëngjëll,
Dhe mund ta kesh gërvishur.

Dhe unë do të ulem diku menduar,
Me çapat e mi ashtu të ngadaltë,
Si një relikë do ti sjellë ndërmënd,
Jetën time të gdhëndur me daltë.

Pastaj do të gëzohem që munda,
Të zbukuroj timen jetë si desha,
Do t’kujtoj zvarritjet kur ngjitesha përpjetë,
Sa lot që dardha e sa shumë që qesha.

Një këngë do të marr ashtu shtruar nën zë,
Për dashurinë që qe e vetmja e vërtetë,
Do ti kujtoj vetes time duke kthyer një gotë,
Se sa bukur e shkova këtë jetë.

Ndaj ikja jote rini, thjesht një jehonë,
Në horizonte akujsh s’kam frikë të vallëzoj,
Nuk më plakin vitet të lutem besomë,
Sa herë marr frymë aq herë dashuroj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT