Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPoezi nga Dritëllo Agollit ...

Poezi nga Dritëllo Agollit …

Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin ,

E fjalë këmbeva në malet me fletë,

Po Lekë Dukagjini ishte trim e bir trimi,

Dhe s’mundej dot lehtë…

Po Lekë Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,

Që bën njëqind lëshime në punë;

Lekë Dukagjini i rrepti i të rreptit

Ma tundte para syve kanunë

Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:

“O mbaje gruan kështë si them unë,

O lëre gruan, se s’je për grua!”

2.

Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin

Me gjyshin tim të nderuar;

Dhe pritë njëri-tjetrit i zinim

Në malet me shkrepa mbuluar… Dhe unë here-herë i bëja lëshime

Dhe ty të mundoja dhe brënda të mbaja

Dhe jetën ta mbushja plot hidhërime

Sus!

Me zërin e egër të shaja Se Lekë Dukagjini ma tundte kanunë

Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:

“O mbaje gruan kështë si them unë,

O lëre gruan, se s’je për grua!”

3.

Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin,

Se donte lëshime nga unë.

Pritë në male njëri-tjetrit i zinim,

Ai mburrte kanunë, unë shaja kanunë.

“Eh, gjysh, ti je hedhur për gratë në flakë,

Po pse në kanun i ke sharë?

Eh, gjysh, ti gruan tënde s’e ke dasht pakë,

Pse mua që e dua më quan të marrë?”

4.

Një ditë kanunin ja mora nga dora

Dhe copë ja bëra mes malesh të lartë.

Iu drodh ajo mjekër e bardhë dëborë
Pas çetinës së lashtë…

Dhe unë thirra:

E munda Lekë Dukagjinë!

(Natyrisht e munda kanunë

;I heq kapelën për trimërnë;

Ka qenë trim si furtunë…)

Ti, grua, më pyete e sytë të ndrinin,

Më pyete ngadalë mënjanë:

“Vërtetë e munde Lekë Dukagjinin?“

Dhe unë të thash: e munda, po sytë ç’më panë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT