Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeTragjedia e autobusit në Bullgari

Tragjedia e autobusit në Bullgari

Sot në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut, ku nga përplasja e autobusit me mbrotjëset e rrugës kanë humbur jetën 45 njerëz të Maqedonisë së Veriut ndërsa 7 tjerë janë lënduar dhe janë akomoduar në spitalin më të afërt.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes ,e martë (23 nëntor, 2021) .Gjatë këti udhëtimit nga Stambolli për në Shkup, autobusi i kompanisë Besa Trans me 52 persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës dhe pastaj është djegur. Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut .

Arsyet zyrtare dhe te sigurta nuk dihen ende,por do të duhet që të merren nga autoritetet bullgare dhe maqedonase, të cilët janë në terren. Por, sipas ekspertëve nga Bullgaria, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët.

Emrat e viktimave dhe të të lënduarve nuk jane te ditura ende me siguri por nga informacionet e para bëhet fjalë për 45 të vdekur, ku mbi 12 janë të rinj kurse tjerët janë të moshës madhore. Në mesin e viktimave ka një familje 4 anëtarëshe, dhe 8 persona janë me të njejtin mbiemër.

Gjatë ditës do të ketë informacione më të detajuara lidhur me këtë temë por këto janë informacionet e para për këtë ngjarje tragjike. Zyrtarë nga Maqedonia dhe nga Bullgaria janë duke u marrë me detaje rreth aksidentit. Prokuroritë e dy vendeve kanë dërguar ekspertë. Vendet e NATO-së i kanë shprehur Maqedonisë së Veriut gatishmërinë për të ndihmuar .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT