Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeKosova s’rrezikohet nga kriza energjetike

Kosova s’rrezikohet nga kriza energjetike

Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga kriza energjetike.

Ajo në njërin emision të televizionit T7, tha se për shkak të mosplanifikimit adekuat gjendja ka ardhur në këtë pikë.

Nuk ka krizë energjetike, por ka krizë të politikave – Dobruna shtoi …

“Ne nuk jemi në krizë energjetike, sepse energji ka në rajon, por sa është e përballueshme ajo për qytetarët është çështje tjetër. Ajo nuk quhet krizë energjetike, por është një mosplanifikim adekuat që e ka lejuar që të vjen deri këtu. Një kohë të gjatë, Kosova nuk ka qenë nën ndikimin e burimeve të ripërtrishme, e cila me ngul i ka ndal projektet e thëngjillit, të ujit, tani të gazit. Është një qasje kundër të gjitha projekteve që të ofrojnë energji bazë. Prandaj Kosova nuk ka krizë energjetike por ka krizë të politikave”, ka thënë ajo në njërin emisionin në T7.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT