Sunday, October 13, 2024
BallinaNgjyra jeteVdes personi i fundit i lindur në shekullin 19’të

Vdes personi i fundit i lindur në shekullin 19’të

Një grua që besohet të jetë personi më i vjetër në botë dhe personi i fundit i mbetur nga shekulli e 19, ka vdekur në moshën 124-vjeçare në Filipine.

Francisca Susano, e njohur si Lola, vdiq rreth orës 18:45 të hënën në shtëpinë e saj në Kabankalan në provincën e Negros Occidental.

Susano i bashkohet listës së gjatë të pretenduesve për titullin që zyrtarisht i përket francezes Jeanne Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, por Susano nuk kishte shfaqur asnjë simptomë të Covid-19 .

Ajo lindi më 11 shtator 1897, kur vendi ende sundohej nga Spanja dhe mbretëresha Victoria ishte në fronin e Britanisë së Madhe.

Lola Iska konsiderohet si personi më i vjetër në Filipine.

Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë me 124 vjeç është aktualisht duke u vërtetuar nga Rekordet Botërore Guinness.

Kurse personi më i vjetër që jeton sot është Kane Tanaka, një grua japoneze 118-vjeçare.

Ekspertët vlerësojnë se një jetëgjatësi deri në 130 vjet është e mundur.

Info :rtv21.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT