Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeMinistri Mehaj: Kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-në sesa tani

Ministri Mehaj: Kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-në sesa tani

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Amerikën kurrë nuk ka qenë më i mirë dhe më i ngushtë se tash.

Kështu ka deklaruar Mehaj, derisa njoftoi se Kosova ka marrë konfirmimin se do të jetë nikoqire e operacionit ushtarak “Defender Europe 2023”.

“Më datë 25 tetor kemi marrë konfirmimin se Kosova do të jetë vendi nikoqir i “Defender Europe 2023”. Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim.

“Kjo edhe njëherë e dëshmon bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me SHBA-në dhe besimin e tyre ndaj neve. Unë e ritheksoj se kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-në sesa që kemi sot. Këtë mundet t’ua konfirmojnë edhe ShBA-të”, ka thënë Mehaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT