Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePolicia në aksion për kapjen e të dyshuarit të 4-të për vrasjen...

Policia në aksion për kapjen e të dyshuarit të 4-të për vrasjen e trefishtë në Gllogjan


Përveç arrestimit të tre personave, Halil Mehmetaj dhe dy djemve të tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se së shpejti pritet kapja e tij nga Policia e Kosovës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Për vetëvrasjen e saj fajësohej shoferi që u vra, Gani Gjokaj.

Sinjali po ashtu mëson se lidhur me vrasjen e trefishtë, hetuesit e Krimeve të Rënda në stacionin policor në Deçan kanë intervistuar edhe një nip të familjes Mehmetaj, i cili është liruar në mungesë të provave.

Në konferencën e jashtëzakonshme që do të mbahet nga ora 21:30, pritet të marrë pjesë kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe udhëheqësi i hetimeve nga Policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT