Betohem..
Në çka kam më t’shtrejtë n’shpirtë.
Përballë jush gjykuesit lexues.
Kritikët adhurues’
t’asaj
çka lumnoni andërrave t’keni.
Që:
Kam qan
jam ,vazhdoj’
me vargun e shpirtit .
Atë t’lotit dhimbjes,
dashurisë ,lumtunisë
Do thirr prap n’oroqe Zanat.
Do shamatohem me qiellin,
hanën ,diellin .
Do përmallohem,
për bjeshkën,detin..
Ama
do mbetem
përjetsisht e dashunuar me ty’
I vetmi shpirtë n’orbitën e heshtur’
Betohem!
…………………………………………………………………………………………..
Sa të jem gjallë
t’frymoj moj hanë
e t’mi puthje dielli sytë.
Vargun tim do ta baj
kangë
kangë që n’gjunjë
t’ulje hyjnitë.
Zanin tim n’melodi
n’qifteli kur t’zaje vend
Ka me u ul bjeshka përbri
t’ndrrojm qeleshet
n’duvak t’end.
Për njat besë që patëm lidhun
kur kërthizën i prem tokës
Kangë e varg bashkë i kam qnisun
bash siq e kam zakonin e votrës
……………………………………………………………………….
U bënë vite që vargu më mbyt
kur në heshtje përlotem për atë ëndërr
Gjithësia ngurtësohet për së dyt
ndërsa fjala lartësohet në zhgandërr.
U bënë vite që luaj cicmic me heshtjen
kristalizuar në pikturën e varur mbi murë.
Sytë vrasim shkëmbyeshëm njera tjetrës
pararëndja ehhh pasrëndja unë.
Se di a do mundem ti shkruaj ndonjëherë
ato që ime zemër kurrë nuk i shprehu.
Ndoshta të gjitha do i pikturoj mbi erë
t’ju dalë ,t’ju marrë ,t’mprehtë tehu.
Se di se atëherë nuk do jemë
në dorë të kujt do bien këto vargje .
Di që brenda vetes kam murosur një poemë.
poemë e titulluar : Ëndërr e një dallge .