Sunday, October 2, 2022
BallinaSportMessi i shkruan letër prekëse Agueros pas pensionimit ...

Messi i shkruan letër prekëse Agueros pas pensionimit …

Lionel Messi i është drejtuar Sergio Agueros me një letër prekëse, pasi ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcelonës u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkaqe shëndetësore.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Messi theksoi: “Një karrierë së bashku, pothuajse, Kun… Ne përjetuam çaste shumë të mira dhe të tjera që nuk ishin shumë të mira, të gjitha ato na bënë të jemi më të bashkuar dhe shokë më të mirë. Dhe do të vazhdojmë t’i jetojmë ato edhe jashtë fushës.”

Messi dhe Aguero e fituan medaljen e artë olimpike dhe Kampionatin Botëror U20 në rininë e tyre, si dhe këtë verë Kupën e Amerikës si partnerë sulmi në Kombëtaren e Argjentinës.

“Çfarë gëzimi i madh që e ngremë lart trofeun e Kupës së Amerikës para pak kohësh. Të gjitha ato arritje që i bërë në Angli dhe tani e vërteta dhemb shumë të të shoh duke u detyruar të mos e bësh më atë që e do më së shumti, për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt se do të jesh i lumtur sepse je person i cili shpërndan lumturi dhe ata që të duan do të jenë me ty”, shtoi Messi.

“Të gjitha të mirat në etapën e re!!! Të dua shumë miku im, do të më mungosh në fushë dhe në ekipin kombëtar!!!”

33-vjeçari është njëri prej sulmuesve më të mirë të shekullit 21 dhe një legjendë në Premierligë.

Aguero e nisi karrierën te Independiente në Argjentinë, para se t’i bashkohej Atletico Madridit në La Liga, duke i shënuar 101 gola në 234 paraqitje dhe duke e fituar Ligën e Evropës më 2010.

Ai pastaj iu bashkua Manchester City më 2011 dhe gjatë 10 viteve qëndrimi në Etihad u bë legjendë e klubit dhe e Premierligës, duke i fituar pesë tituj të Premierligës, një FA Cup dhe gjashtë trofe të ligës.

Aguero u largua nga City në verë si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 260 gola në 390 paraqitje, përfshirë 16 het-trika.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT