Të shumtë janë ato personazhe që frymëzohen nga ylli i reality show dhe një ndër to është Fjolla Morina.
Këngëtarja ka realizuar disa poza tëreja të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Prej kohësh fansat kanë theksuar se ngjashmëria mes saj dhe Kim Kardashian është e madhe dhe të njëjtin koment kanë bërë sërish. E kjo me të drejtë se Fjolla ka veshur fustanin që Kim veshi para një jave.
Veshja përbëhet nga një jampsuit blu i ngushtë me mëngë të gjata dhe bisht si edhe geta.
Po ashtu, edhe makeup i tyre është thuajse identik dhe kjo e bënë shumë të vështirë dallimin e tyre nga njëra-tjetra. I vetmi ndryshim janë flokët, teksa Kim ka zgjedhur t’i kapë, Fjolla ka vendosur të vijë me flokë të drejta të lëshuara.



