Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeKjo është situata me virusin korona

Kjo është situata me virusin korona

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se tetë pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.


Sipas njoftimit 20 pacientë të tjerë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient DHE Spitali i Ferizajt, 1 pacient.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT