Saturday, July 27, 2024
BallinaSportJose Mourinho për Drogba:

Jose Mourinho për Drogba:

Jose Mourinho për Drogba: “Didier Drogba erdhi në jetën time në minutën e pestë të një loje të Ligës së Kampionëve në Vélodrome mitike të Marseille. Vështirë se isha ulur kur ai gjiganti me 11 në fanellë shënoi. Ai e festoi atë gol si të ishte i fundit, turma u çmend, zhurma ishte shurdhuese. “”Në gjysëm orari e gjeta në tunel dhe i thashë: “Nuk kam lekë të të blej, por a ke ndonjë kushëri që mund të luajë si ti në Bregun e Fildishtë? ’ Ai qeshi, më përqafoi dhe më tha: ‘Një ditë do të jesh në një klub që mund të më blejë. “””Gjashtë muaj më vonë nënshkrova për Chelsea. Unë kisha gjetur një klub super të fuqishëm me të cilin të gjithë dëshironin të negocionin, të gjithë dëshironin që të lidheshin – dhe të gjithë dëshirojnë të luanin për të.”Kisha një numër opsionesh, por arrita dhe thashë: “Dua Didier Drogba. “Dyshime dhe pyetje u ngritën nga disa njerëz: “Pse ky? ‘, ‘Pse jo atë? ‘, ‘A je i sigurt që ai do të përshtatet? ‘, ‘A është vërtet kaq i mirë? ’’Dua Didier Drogba’ i thashë. “”Kaluan disa ditë dhe u takova me Didierin në një aeroport privat në Londër. Përsëri ai më përqafoi, por këtë herë në një mënyrë të paharrueshme: një përqafim që tregoi mirënjohjen e këtij njeriu, dhe dashurinë që ndjen ndaj njerëzve që kanë shumë rëndësi për të. E papërshkrueshme. “”Pastaj ai më tha: “Faleminderit. Unë do të luftoj për ty. Nuk do të pendohesh. Unë do të qëndroj besnik ndaj teje përgjithmonë. ’Dhe kjo është vetëm ajo që ai ka bërë… “”Besnikëria e tij doli në udhëheqjen e tij dhe në mënyrën se si ai gjithmonë përballej në momentet e vështira. Momente kur asgjë tjetër nuk ka rëndësi sesa të jesh aty për liderin tënd dhe kolegët e tu. Ky ishte një person në të cilin e dija se mund të mbështetesha kurdo dhe kudo që kisha nevoj. “”Kur ekipi ishte nën presion ai ndihmonte në mbrojtje; kur ndjente dhimbje ai shtrihej deri në kufi dhe pastaj erdhi ajo që bëri më mirë: shënimi i golave.Ato gola i sollën atij tituj dhe çmime, por ajo që qëndron me mua janë historitë e panumërta që kemi së bashku.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT