Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePublikohet raporti 24 orësh i IKSHPK’së: Kaq janë rastet e reja me...

Publikohet raporti 24 orësh i IKSHPK’së: Kaq janë rastet e reja me virus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus nga 1.983 testime të kryera.


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT