Kosova e ka mbyllur vitin 2021 në vendin e 111-të në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes së fundit për këtë vit nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.
Kosova e zë vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s tani, njëlloj si në renditjen paraprake në nëntor, raporton Gazeta Express.
Kombëtarja e Kosovës nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin e fundit, prandaj nuk ka ndryshim në renditjen e saj në FIFA.
Në shtator të këtij viti, Kosova e kishte shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar në renditjen e FIFAs, duke e zënë vendin e 109-të.