Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeMoti për ditët e fundit të këtij viti

Moti për ditët e fundit të këtij viti

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë ditëve të fundit të këtij viti. Spas PW’së, këto ditë do të ketë vranësira dhe reshje shiu, derisa në vise të ulëta edhe mjegull. Temperaturat do të jenë mbi vlera mesatare.


Depërtimet e cikloneve përgjatë rajonit tonë në këto ditë të fundit të vitit 2021, do të mundësojnë mot kryesisht me vransira, e me të reshura shiu kohëpaskohe, kryesisht ditën e hënë, mërkurë dhe të enjte.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull apo vransira të ulëta.

Në aspektin termik, rrymat e ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon mbajnë temperaturat e larta mbi vlera mesatare.

Në natën e vitit të Ri do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vransira e aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.  Në fundjavë paraqitet mot i butë, me kthjellime e vransira kalimtare.

Megjithëse ditëve vijuese parashihet mot pak më dinamik, periudhat e qetësisë do të jenë më dominante, me ç’rast ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta por edhe shumë të dobëta.  Vetëm në pjesët ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror ditën indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

28.12 – Kryesisht me vransira. Në vise të ulëta mjegull ose vransira të ulëta.

29.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

30.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull.  Pasdite reshje të dobëta shiu.

31.12 – Në mëngjes ngrica. Ditën vransira e diell dhe më butë.

Temperaturat mbi vlera mesatare.  Minimalet luhaten nga 3C deri 5C, e të premten në mëngjes edhe mund të zbresin në -2C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten ditën rriten edhe deri në 12C..

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT