Reds” do ta vizitojnë Leicester Cityn në kërkim të tri pikëve për t’iu afruar liderit Manchester City
Liverpoolin e pret një punë e vështirë sonte në Premierligë.
“Reds” do ta vizitojnë Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit anglez.
Mohamed Salah me shokë kanë nevojë për fitore për ta ndjekur nga pas liderin Manchester City.
Aktualisht, “Të Kuqtë” i kanë gjashtë pikë më pak se “Citizens”, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ata e ndajnë vendin e dytë me Chelsean, shkruan “Gazeta Express”.
Prandaj, ekipi i Jurgen Kloppit duhet të fitojë gjithsesi sonte për t’u afruar në tri pikë.
Por, gjiganti anglez s’do të ketë punë aspak të lehtë pasi Leicesteri është i papërshtatshëm në shtëpi.
Madje, ky ekip e rrezikoi përkohësisht fitoren e Cityt në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00