Thursday, March 28, 2024
BallinaKulturëArtAmanetii fundit i Osman Takës

Amanetii fundit i Osman Takës

Tradita jonë është e mbrojtur në shekuj me gjak dhe askush nuk ka guxuar që ta prek. Sot e kësaj dite na vijnë këngë, valle e melodi që duken sikur kanë jetuar brenda nesh gjatë gjithë kohës, e kur i dëgjojmë çlirohet gjithë energjia që kemi mbajtur brenda vetes. Një nga vallet epike-lirike është edhe ajo e Osman Takës, burrit të rrallë konispolit, jeta e të cilit ndryshoi falë atyre tingujve.Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës. Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari, por pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty ,duke marrë parasysh edhe ndjenjën e thellë të atdhedashurisë që ata kishin. Aty edhe ka lindur Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake nga “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën, ose e thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte të “xhumane” (falej në xhami ditën e premte), njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë (falja e ditës së premte) dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy femra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë e me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë të parashikuar. I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah. Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

Për këtë turp Osmani do të merrte hak. Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi, që komandanti me gjithë ushtarët, do të ruhet me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit dhe do të vriten. U tha dhe u bë, u ruajt radha, trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani për t’i çuar porosi komandantit në Janinë. Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë femrën konispolite, çoji selam nga Osman Taka i Konispolit. Pasi u mor porosia në Janinë, Osman Taka u shall në kërkim.Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre

Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki, i dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.Ushtarët e pritën: “Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. Atëhere – u tha – unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!” Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. “Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!” Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë. Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”. Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin, u folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë brenda në kalive. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Taka dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku pas një muaji Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme. Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

“Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë, e cila tha: Po ky është rrap, nuk kam parë burrë si ki, i hjeshëm, trim, elegant, nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!” Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut: “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave të Konispolit.Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit mban edhe sot Vallja e Osman Takës.(Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës)

Burimi Hejzat

.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT