Monday, December 9, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Lumni Nimani

Cikël poetik me poetin Lumni Nimani

Klithmë

Qiellit të mugët shkrepi vetëtimë.

Sa s’më çau zemrën në dysh,

e llahtarshmja bubullimë.

Oh sa keq më goditi,

si n’gjoks një shtizë…

Klithje shpirti,

si në ëndrrën e trishtë,

kur sulmojnë tmerrshëm,

të pambrojturin

njeri zemërbrishtë.

Më merr!

Mos më le të lektisur!

Nxirrmë nga kjo katrahurë!

Mbyllja portën ferrit,

që të mos vuaj çmendurisht.

Më ngjallë se jam mekur!

Rrëmbemë me kthetrat e dashurisë,

ngase vetëm atëherë,

jam në duart e Perëndisë.

…………………………………………………………………….

Mosmirënjohësi

Të lëpihet,

Të vardiset,

Të bëhet servil

Të ngjitet

Nuk të shkoqet

Të çirret

Përderisa t’i merr paratë hua

Pastaj,

Të humb syshë

për së gjalli s’duket

surratin nuk ja sheh

Si shurra e pulës

fare zhduket

Nuk të njeh,

Nuk të flet,

Edhe po të të takoi

Sy më sy

S’i vjen:

As turp;

S’i vjen as marre

Të rrenë, të gënjen

Ashiqare,

O ti njeri tinëzak!

Në vend se mirënjohës

U bëre dhelpërak

U bëre dinak

Pa të pasur

as hile

E as hak.

O ti…

I pa ujë në sy!

A di ti

Se ç’është dinjiteti?

Apo e ke virtyt rrenën mashtrimin

A di ti

Se ç’është sinqeriteti?

Populli thot,

Bëje një t’mirë

Dhe hudhe në deti!

Ti mendon

Se po mashtrove dikë

U bë bota jote,

Dhe t’u rrit autoriteti

Por s’do të keshë më fytyrë

As ndër burra;

E as ngjeti…

Për ty

burrëri dhe nderë

Është vetëm leku

Por ti

S’do të keshë

Kurrë respekt as vlerë

Sepse në mes teje

Dhe njerëzisë

Është i thellë hendeku.

………………………………………………………….

Mbi horizonte

Shiu i asaj mbrëmjeje,

butshëm lagte trotuaret

Në qytetin që s’fle

edhe kur nata derdhë qetësinë.

Sikur për inat,

lumturinë që kaploi shpirtërat,

e prishte një bubullimë,

si hakërrim;

edhe kur zemrat shpirtshëm,

qëndisnin bukurisht melodinë,

të ngjizur;

të mbarsur,

me ndjenjëprushtën,

me nota të fildishta ujdisur,

atë simfoni për dashurinë.

Errësira heshtake,

përgëdhelte me kujdes,

fytyrat e ëmbla njomake.

Nëpër çdo skutë,

të mbretërisë së tyre,

në brishtësinë e asaj nate,

t’atij çun – pëllumbi

dhe të asaj syzezë vashe – gjeraqinë.

Shporru që këndej;

me gjithë këtë botë mëshirëpake!

Ik në djallë të mallkuar!

Ti, ti që turbullon,

ujërat e kristalta të dashurisë,

kësaj ndjenjeje fisnike.

Hapi rrugë dritës dhe lumturisë!

Jepi jetës flatëra,

që të pushtoi qiejt mbi horizonte;

sepse vetëm aty,

ku sundon ndjenjë e lartë e dashurisë,

kjo jetë është kuptimplote.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT