Barcelona duhet t’i paguajë 65 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë mbrojtësin
Qendërmbrojtësi holandez qe një kohë është bërë objektiv i Barcelonës.
Dhe, mediumi italian “La Repubblica” raporton se “Bianconeri” i kërkojnë 65 milionë euro për ish-futbollistin e Ajaxit.
Gjiganti katalunas në fakt e konsideron 22 vjeçarin si pasardhës ideal të Gerard Piques, i cili po shkon drejt fundit të karrierës, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe menaxheri i futbollistit, Mino Raiola e favorizon transferimin e klientit të tij në “Camp Nou”.
Ndërkohë, raportohet se edhe Chelsea dhe Bayern Munich e pëlqejnë përfaqësuesin holandez.
Juve nga ana e saj duket se është dorëzuar pasi nuk dëshiron ta mbajë lojtarin pa dëshirën e tij.