Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-KUR JE LARG

Marjola Salataj-KUR JE LARG

KUR JE LARG

Kemi kohë s’jemi parë e takuar
Nuk e di malli a të ka marrë?
Mua në mendime më vijnë veç kujtime,
Ato të ëmblat, të bukurat sa s’ka.


Kam miq e shokë ,rreth vetes plotë,
Por vendin tënd se zë askush,
Sa herë më kap melankolia,
Zemra më digjet, zjarr e prush.


Ndoshta dhe unë jam në mendimet e tua,
Ashtu siç më ke njohur , pa ndryshuar aspak,
Kjo verë e nxehtë e kësaj kohe
Po më djeg shpirtin pak e nga pak.


Ndoshta u mësova me një rutinë tjetër,
Ku takimet mes nesh më dukeshin mjaltë,
Por koha i ndrydhi ditët i errësoi,
Dhe sot po ndiehemi si të huaj, shumë larg.


Brenda zemrës time, hyre ëmbël, qetësisht,
Dhe portën e saj e hap për njerëzit e shtrenjtë,
Dëshmitar vetë Zotin, kemi pasur pranë,
Ku nuk desha kursesi të dalësh nga ai vend.


Eh,shpresa për të pasur pjesë të jetës,
Mbahet ende e ndezur e gjallë,
Sado ditë, muaj, vite të kalojnë,
Kur rrugët të na takojnë do ndiejmë shumë mallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT