Thursday, May 16, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-"Në "Portën e Vjetër" nuk do të mungojnë ëndrrat,... u...

Pirro Minella Millona-“Në “Portën e Vjetër” nuk do të mungojnë ëndrrat,… u gdhëndën nga zemrat e nxehta, por mungon ajo trokitja e lehtë…!!!

..Dryni i rëndë ka mbyllur menteshat e “Portës së Vjeter” diku në fund të rrugës të Lagjes “Kala”.

Sa here kaloj kthej kokën por nuk dëgjoj trokitjen e lehtë.

Mungon Ajo, çupa që në pragun e portës priste…..

Priste e priste që dikush të trokasë, ta hapë duke rënkuar menteshat e vjetra të hyjë brënda dhe Ajo të ngrihet shpejt dhe të marrë, trëndafilin e kuq dhuruar nga duart e tij të vraponte dhe ti hidhet në qafë.

Asnjëherë nuk harronte Ai, kur kalonte tek ajo, “Portë e Vjetër” i dhuronte trëndafilin vajzës së bukur për ta bërë miken e zemrës së tij. Pikërisht ai trëndafil i kuq ishte sinjali i tyre.

Por sot nuk është vajza që ti hapë porten pas trokitjes së lehtë, por mungon edhe djali të trokase

Ku jane vallë të dy ata sot??.

As trëndafili i kuq, mungon që simbolizonte pranverën në zemrat e tyre. Kane kaluar shumë dimra me suferinë nëpër atë rrugicë dhe janë përplasur në “Portën e Vjetër”.

Koha nuk pret, ikën pa e kthyer kokën prapa dhe vitet me kalimin e kohës kanë zëvëndësuar njëri tjetrin.

Në “Portën e Vjetër” jane gdhëndur vetëm kujtimet e tyre.

Një ditë fillim ptanvere vajzën e fejuan atë dite djali erdhi për herë të fundit para “Portes të Vjetër” trokiti, por askush nuk e hapi “Porten e Vjetër”.

Djaloshi iku shumë larg iku me një barrë “brenge”, të cilen e mori me vete strehuar thellë në shpirtin e tij.

Atë ditë gjeti shumë lotë pikëllimi në pragun e “Portes së Vjetër”, u tërhoq ngadalë dhe derdhi edhe Ai lotët e pikëllimit.

Trëdafilin e kuq e flaku në cepin e “Portës së Vjetër”

Kuptohet u tha trëndafili pa i marre aromë Ajo, vajza e tij e ëndërruar.

Në të dy cepat e “Portës së Vjetër”, të vetmuar përherë mbetën emrat e tyre të gdhëndur.

Dhe sot ato emra të gdhëndur për dy zemra, që nuk qeshën edhe pse u deshën aq shumë,.

Do të mungojnë përherë trokitjet e lehta, por ëndrrat vazhdojnë të jenë aty që u gdhëndën në zemrat e përvëluara nga dashuria e pa paplotësuar.

…..A thua do të vijë një ditë pranvere, që dikush do të trokasë sërish në “Portën e Vjetër”, duke “shëruar” mallin e patretur, atë plagë të vjetër, ti risjellë gjallërinë e dikurshme “Portës së Vjetër”….???

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT