Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritJeronim De Rada-SKËNDERBEU

Jeronim De Rada-SKËNDERBEU

Këmbanat mbrëmë kumbonin zi
për tërë brigjet se heroi vdiq
dhe ja nëpër altare u shuan qirinjët
veç drita e vatrës ndriçoi shtëpitë,
në ëndërr e panë atë trimi dhe vasha
dhe pleqtë dhe të gjithë luftëtarët,
të gjithë ishin bërë mospërfillës
ndaj tokës se mbjellë me pemë dhe hënës.


Medet! Nga dheu s’ngrihej më ai.
Ne fushim veç çadra e tij mungon.
Po pse vallë kur dielli u shua
në mal vajtuan se kishin humbur rrugën,
për në shtëpi në tokën e errësuar
dhe vetë dielli mbeti pa vajtim?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT