Thursday, April 18, 2024
BallinaSportFernandes i del në mbrojtje De Geas

Fernandes i del në mbrojtje De Geas

Bruno Fernandes mendon se David de Gea nuk ishte fajtori i vetëm për humbjen e Manchester United ndaj West Ham.

Gabimi i David de Geas në minutën e 27’ të ndeshjes ndihmoi Said Benrahma të shënonte golin e vetëm i cili i siguroi tre pikët vendimtare West Hamit të dielën.

Kjo ishte hera e katërt në sezonin në vazhdim të Premier Ligë që një gafë e De Gea çoi në një gol të pësuar nga Manchester United.

“David de Gea nuk duhet ta marrë fajin”, tha fillimisht Bruno Fernandes për gazetarët, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk jemi në gjendje të shënojmë një gol, ne krijojmë kaq shumë raste, por jo mjaftueshëm të pamëshirshëm. Pësuam një gol të pafat dhe humbëm ndeshjen. Më duhet ta shikoj përsëri, por nuk kemi nevojë të fokusohu në atë [gabimi i De Geas].

Ai na ka shpëtuar kaq shumë herë, kështu që nuk duhet të fajësohet për rezultatin. Është ndoshta një nga sezonet tona më të këqija për të shënuar gola. Ne kemi njerëz të aftë për të shënuar gola, por nuk po i shfrytëzojmë shanset tona. Ne Duhet të fokusohemi te vetja, gjithçka është në duart tona. Ne e dimë se çfarë na duhet deri në fund të sezonit. Është e vështirë për ne, duhet të kthejmë energjinë tonë”.

Mbrëmë ishte humbja e dytë me radhë e ‘Djajve të Kuq’, pasi xhiron e kaluar u mposhtë gjithashtu 1:0 nga Brightoni./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT