Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-PLAGA E DHJETË

Petro L. Sota-PLAGA E DHJETË

PLAGA E DHJETË

Me shpejtësi ecte avjoni,
dhe qielli oshëtinte,
Në një vënd po ngrysej,
në tjetrin vënd po gdhinte,
Përmbi re fluturonte,
në një rrugë të gjatë,
Gjysma shihte ditë,
dhe gjysma tjetër natë.


Nëntë vite larg,
sa shumë më kishin vrarë,
Nëntë plagë në zemër,
shpirti ma kishin tharë,
Shpirti më ishte tharë,
si një zog pa fole,
Kush vallë do t’më priste,
kur të zbrisja në atdhe.?


Si një shpend gjikand,
avjoni ulet mengadalë,
Po shihja nga dritarja,
me sytë plot me mall,
Dhe nuk pashe asnjë,
që të më priste mua,
Nëntë plagë që kisha,
e dhjeta, aty mu shtua.


Nga trishtimi i madh,
i ngrita sytë përpjetë,
Që të shihja zotin,
por pashë vetëm retë,
Edhe re nuk kishte më,
vetëm një të bardhë,
Dhe mbeta i habitur,
në ç’vënd kishja ardhë.?


Njerzitë, mu dukën ndryshe,
nuk mu duk vendi im,
Mos kam ndërruar avjon,
dhe kam zbritur gabim,?
Iknin njerzit, iknin,
të djerësirë nga vapa,
Po unë ku të shkoja, ?
po i ndiqja nga mbrapa.


Zvarrë tërhiqja valixhen,
edhe këmbët zvarrë,
Me nëntë plagë në zemër,
të dhjetën, sapo marrë,
Gjithçka kisha humbur,
atje larg në kurbet,
Nga njerzit më të dashur,
s’ka asnjë, që më pret.


Po ecja mengadalë,
më dridhej trupi dhe dora,
Nga plaga e dhjetë,
që këtu sapo mora,
Por i habitur pak mbeta,
kur pashë një nënë të shkretë,
Veshur gjithë në bronz,
ngre doren e me thërret.


Nga kjo grua e shënjtë,
që kryqin në dorë mban,
E kuptova mënjëherë,
që kisha zbritur në Tiranë,
Dhe shpresën si qiri
në shpirtim tim e ndeza,
Zemrën ma ngrohu,
se më priti Nënë Tereza.


Dhe u ula në gjunjë,
i putha këmbët e saj,
Por lotët dot si mbajta,
dhe u mbyta në vaj,
Kokën ma perkedheli,
e më tha:-ngrihu o bir,
Nuk është më kjo botë,
për njerëz të mirë.


Me bekimin e saj,
u nisa rrugës përpjetë,
Me mallin në valixhe
dhe më plagën e dhjetë,
Brënda mbyllur mallin,
në shpirt do ta mbaj,
Do të shtrihem tek deti,
që plagët vala t’mi laj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT