Saturday, April 20, 2024
BallinaUncategorizedTeuta Beqari Osmani-Sa e vogël...!

Teuta Beqari Osmani-Sa e vogël…!

Sa e vogël…!

Sa e vogël më duket vetja përballë kësaj bukurie
Përballë kësaj natyre që i përket Zotit
Përballë kësaj jete që ëndrrat e mija morën krahë
Përballë këtyre gjallesave që më gjuhën e tyre me thonë diçka…!


Edhe pse përballë një engjëlli jam një nënë
Përballë e një burri jam një Grua…
Përballë një pasqyre jam një perëndeshë
Përballë një hijeje jam një e vërtetë!


Sa e vogël dukem në ëndrra të shumta
Të para ato duke u rritur…
Duke përjetuar me të voglat gjëra
Duke u hedhur si fëmijë nëpër lojëra…


Sa e vogël vërtetë paskam qenë…!
Sa e vogël vërtetë dukem përballë një të vërtete
Por, dhe e rritur dukem kur zgjohem në mëngjes
Përballë një Dielli që më rriti mes syve…


Ooooh, sa e vogël paskam qenë
Ooooh, sa e lumtur ndjehem që u ndjeva vërtetë
Kur vërtetë shkel mbi barin jeshile të njomë
E kur lule dukem mes lëndinave gjatë e gjërë…!

Më ndjeni, e nëse vërtetë ju kam ndjerë
Pas gjithë këtyre të vërtetave që po ju shpreh,
Sepse kam një të vërtetë që kur s’e mohoj
Kam jetën o Zot, që Zoti me dorë ma shtroi …!


Ooooh, sa e dua, sa e ndjej, sa mallohem
Kur shoh veten time mes ngjyrave përtej


……
Mos u mundoni të më zhgënjeni para këtyre të vërtetave
Sepse, e dini çfarë!
Sepse, jam e dashuruaaaaar….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT