Monday, May 13, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Pa kalendar!

Teuta Beqari Osmani-Pa kalendar!

Pa kalendar!

E njoh natyrën
dhe botën e saj rreth mendimit dhe instiktit
ku preket çdo lastar
si bletët që marrin nektarin
E bëjnë jetën mjalt…


E njoh dhe lulen që po i marr erë
Si një rrufatje e vargut kurrorë
Mbi kokën time flokët fryhen
E bëhen si me këna nga aromat
Nga ngjyrat
Përtej syve të aparencës e…
Së vërtetës!


Unë e preka bukurinë
Natyralen
Origjinalen…
Preka lumturinë
Pas një krisje të reve
Kur rrezet më shohin
E unë bëj të pamundurën
Si një zanë
Në dukje të parë
E në përditësinë
Si në varg
Pa kalendar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT