Monday, May 20, 2024
BallinaVitrina e libritDan Ibrahimi-Orfeu

Dan Ibrahimi-Orfeu

Orfeu
nuk fle dot mesa perënditë
mitesh, legjendash me limohen plagët
tim Zot e luta të më përkunde ninullash
jashtë kohës, hapësirës, mendimit…
ai më burgosi brenda këtyre
sa ajo humbi amullinë e përjetësisë
pikturash, vargjesh, melodish…
mbërthyer si këngë e parëlindjes
që nuk fle mesa perënditë
Euridika
një lyrë bie pa pra
syri i qiellit më përvëloi
me lotët e dendur si shi meteorësh
tim Zot e luta të mos më rizgjojë
në ëndrrën e tij të harlisur
se kisha frikë nga pagjumësia
dhe lyra që bie pa pra

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT