Friday, February 23, 2024
BallinaLajmeTetë të lënduar nga një aksident në Malishevë, njëri në gjendje kome

Tetë të lënduar nga një aksident në Malishevë, njëri në gjendje kome

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mirushë të Malishevës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje kome.

“AKSIDENTTRAFIKU ME LËNDIME – Fsh. Mirushë, Malishevë  22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT