Monday, April 29, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-UNË N'KOSOVË,TI N'DIASPORË

Murtez Asllani-UNË N’KOSOVË,TI N’DIASPORË

UNË N’KOSOVË,TI N’DIASPORË

Je si rrezja e diellit,
kur bie në agim,
je si lulëkuqet
ti për shpirtin tim.

Je sikur ylli
që n’errësirë ndriçon,
unë të çmoj shumë
bën dritë kah shkon.

Kudo që të shkoj
unë nuk të harroj
bukurisë sate
vargje i kushtoj.

Sa më mori malli
ty për të takuar,
por je shumë larg
dhe moti ke shkuar.

Sytë më janë shtjerur
veç duke shikuar,
andej kah perëndimi
që sa vjet ke shkuar.

Ndosjta vjen një ditë
ne për t’u takuar,
kaloi kohë e gjatë
shumë jam përmalluar.

Mallpo më tret
u vërbova për ty,
eja shpirtbardha ime
kënaqemi këta sy.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT