Monday, May 13, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti, Mickoskit: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë

Ali Ahmeti, Mickoskit: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë

Kryetari i bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit lider i “Frontit Evropian”, i ka thënë liderit nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski-t, se ka hyrë në politikë si kryengritës, dhe nuk do të dalë si “puthadorë”.

Këto komente, Ahmeti i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Mickoski-t, i cili më herët gjatë ditës tha se Ahmeti po i dërgon emisarë për të krijuar bashkërisht qeverinë, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

“Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë, të merremi vesh. Mua për 22 vjet më ka votuar populli, mua në politikë, pas demobilizimit dhe konsultave që kam pasur me dy drejtues shqiptarë, Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, të dy më kanë thënë, hy në politikë, bëje shtëpinë tënde, dhe unë e bëra”, tha Ahmeti gjatë një tubimi elektoral në Dibër.

“Dhe tash Kristijan unë kam bërë Frontin, bashkë me bashkëdrejtuesit që drejtojnë partitë politike shqiptare në vend këtu, por që këtë Front Krisitjan, e ka bërë më të pathyeshëm edhe kyçja e komuniteteve që ju i nënçmoni, që ju i përbuzni, si atë turk, komuniteti turk, komuniteti boshnjak, komuniteti rom, dhe ne po përpiqemi që këtë kushtetutë që e kemi ta bëjmë edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT