Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -MA TREGO ATË SEKRET…!

Petro L. Sota -MA TREGO ATË SEKRET…!

MA TREGO ATË SEKRET…!

Hapet qielli menjëherë
Sapo n’rrugë po dilje ti,
Edhe pse s’ishte pranverë
Por fundmarsi, ditë me shi.

Nuk e di, pse u bë kështu, ?
Një fenomen, që ndodh rrallë,
Fustani i jot, tundej mbi gju
Ndërsa mua, m’dukej si përrallë.

Mbeta i heshtur, si për çudi
Si një xhindi, zbritur nga retë,
Ndërsa dielli, i fshehur rri,
Se shkëlqimin, tek ty e tret.

Si shkëndijë e zjarrtë vullkani,
Mbi flokun tënd, kish rënë flaka,
Të tundej lehtë, mbi gju fustani
Por dhe shtati, kur ecje n’taka.

Tek ty gjithçka, ish e përsosur,
A m’dukej, mua kështu vërtetë,!
Ndërsa qielli, ishte brengosur,
Se menjëherë, shpërndau retë.

S’mund të ndodhte, ndryshe jo
Por në mendime s’mund të rrija
Kjo ditë e bukur më thotë:-shko,!
Se po thërretë, vetë dashurija.

Ta ndjek pas, po më thërret
Që t’shuhet flaka, mos ta le,
Një rreze dielli, nga qielli zbret
Që mbi mua bije, si një rrufe.

Kur të shoh, gjithçka harroj,
Se me vështrim, ti më godet,
Kur buzën tënde unë shikoj
Tek gjiri syri, ngadalë rrëshket.

Je kaq e bukur, si një zanë
Kur ti ecën shpirti m’dridhet,
Diçka fshehur, ke nën fustan
Një sekret që s’mund të vidhet.

Mos më lerë mëndjen ta vras,
Se me vështrim, ti po më vret,
Dhe më beso, se unë nuk flas,
Por ti ma trego, atë sekret.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT