Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -MËNGJESI

Murtez Asllani -MËNGJESI

MËNGJESI

Kur lind dielli
qeshet natyra,
Kaltrinës së vogël
i buzëqesh fytyra.

Zogjtë cicërojnë
dhe bletët zukasin,
ndërsa pak më larg
fëmijët bërtasin.

Dikush merr traktorin
dikush me laps n’dorë,
njëri shkon në ara
tjetri shkon në shkollë.

Kështu çdo mëngjes
dielli lind e shkon
dhe në trojet tona
jeta e re agon.

Të gjithë njerëzit
punojnë me dëshirë,
ta bëjnë jetën e lumtur
të rrojnë sa më mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT